Met Gala 2019-të: Rita Ora shkëlqeu në qilimin e kuq, derisa tregon gjoksin e bollshëm në fustan të zi të zbukuruar me ari

Bota e Yjeve

Met Gala 2019-të: Rita Ora shkëlqeu në qilimin e kuq, derisa tregon gjoksin e bollshëm në fustan të zi të zbukuruar me ari

Më: 7 maj 2019 Në ora: 11:41
Rita Ora

Rita Ora ndjek ngjarjet me interesante dhe me të mëdha që mbahen në botë, shkruan DailyMail.

Dhe kështu, këngëtarja nuk befasoi me prezencën e saj në eventin që mbahet çdo vit ‘Met Gala” në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Kësaj radhe ‘Met Gala‘, u quajt ‘Met Gala 2019-të‘, ku u mbajt të hënën, pra ditën e djeshme.

Artistja, arriti në qilimin e kuq e veshur me një fustan të zbukuruar.

Image

Rita, kishte vënë në pah gjoksin e saj me fustanin ngjyrë ari, kishte vendosur edhe bizhuteri diamanti ku përfshinte një palë vathe dhe një gjerdan. Po ashtu bukuroshja shqiptare arriti të përshtat makijazhin me veshjen.

Ajo flokët e saj bionde i kishte shndërruar në një model të thjeshtë ku atë se çka mund ta dallonim ishte shkëlqimi magjepsës i flokëve të këngëtares.

Ndërkohë, Rita u bashkua me shoqen e saj të mirë, super modelën Kate Moss, e cila dukej shumë e bukur dhe elegante në një fustan të gjatë të veshur me argjend.

‘Met Gala‘, e njohur formalisht si Benefit i Institutit të Kostumeve, gjithmonë udhëhiqet nga një ekip i famshëm me performancë të lartë dhe këtë vit nuk kishte përjashtim.

Ngjarja, u udhëhoq nga ylli i yjeve dhe aktorja e momentit Lady Gaga, ylli i tenisit Serena Williams dhe këngëtari Harry Styles, së bashku me dizajnerin e Gucci Alessandro Michele dhe si gjithmonë redaktori Vogue Anna Wintour.

Wintour, tha se beson se ‘Met Gala‘ e këtij viti ka të bëjë me atë për të treguar vetën dhe ‘individualitetin‘, duke vënë në dukje se ai dëshironte të shihte modë të egër, të këndshme, në qilimin e kuq.

Kjo shfaqje e shkëlqyeshme dhe tërheqëse, tërhoqi më shumë vizitorë sesa çdo ekspozitë e Institutit të Kostumeve – më shumë se 1.3 milionë në lokacionin kryesor të Fifth Avenue dhe gati 200.000 në degën e saj të Cloisters – dhe me të vërtetë ishte një nga emisionet më të mira në historinë e muzeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat