Andrew Garfield takohet me dy ish-të dashurat në ndejën pas “Met Gala”

Bota e Yjeve

Andrew Garfield takohet me dy ish-të dashurat në ndejën pas “Met Gala”

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:38
Rita Ora, Andrew Garfield, Emma Stone

Andrew Garfield ka takuar dy ish-të dashurat e tij, Emma Stone dhe Rita Ora në ndejën që u organizua pas “Met Gala 2019”.

Ai ishte lidhur së fundi me aktoren irlandeze, Aisling Bea, pasi u panë bashkë në një mbrëmje, shkruan DailyMail.

Andrew Garfield ka parë dy ish-të dashurat e tij të famshme, Emma Stone dhe Rita Ora në ndejën që u mbajt në Hotel Standard në Nju Jork, të hënën pas mesnate.

Aktori 35-vjeçar ishte i veshur me një kostum që të linte përshtypje derisa arriti në ngjarje bashkë me Nina Dobrev dhe Julia Garner.

Ylli ishte përballur me të dyja ish-të dashurat e tij në këtë ngjarje, fituesen e “Oscar”, Emma, 30 vjeç dhe Rita, 28 vjeçe, e cila u pa bashkë me supermodelen Kate Moss.

Andrew dhe Ema i kanë dhënë fund lidhjes në vitin 2015, ndërsa disa muaj më parë ai i ka dhënë fund lidhjes me Rita Orën.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat