Ëndërr e bërë realitet, Oriola Marashi sfilon për markën ndërkombëtare - Bota Sot
Ëndërr e bërë realitet, Oriola Marashi sfilon për markën ndërkombëtare

Bota e Yjeve

Ëndërr e bërë realitet, Oriola Marashi sfilon për markën ndërkombëtare

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:14
Oriola Marashi

Oriola Marashi është një nga modelet më të kërkuara shqiptare e cila ndër vite ka sfiluar për shumë marka në vendin tonë. Mirëpo prej disa ditësh bukuroshja shqiptare ka qenë jashtë Shqipërisë ku dhe është përgatitur për një nga sfilatat më të rëndësishme të karrierës së saj.

Mbrëmjen e djeshme, Oriola ka sfiluar në pasarel për markën e famshme në të gjithë botën Guess. Kanë qenë miqtë e saj, Endrit Mërtiri dhe Alban Ramosaj ata që kanë publikuar disa foto dhe video nga moment kur Oriola kalon në pasarel.

Në një video tjetër ajo madje prezantohet për të gjithë dhe me plot krenari zbulon se është një modele nga Shqipëria. Sfilata është mbajtur në Barcelonë ku të pranishëm kanë qenë shumë personalitete të njohur dhe gjithashtu modele të famshme.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...