Afërdita me bashkëshortin vizitojnë vendin ku u martuan

Bota e Yjeve

Afërdita me bashkëshortin vizitojnë vendin ku u martuan

Më: 13 maj 2019 Në ora: 09:26
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl

Afërdita Dreshaj me bashkëshortin e saj e kanë vizituar vendin ku e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, kanë zgjedhur që t’i kalojnë disa ditë pushimi në Miami.

Ata zgjodhën pikërisht vendin ku edhe e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë vitin e kaluar.

“Këtu u martuam”, ka shkruar ajo pranë njërit postim ku shihet së bashku me burrin duke u vendosur në hotel.

Më pas ajo i ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe të tjera në të cilat shihet se po kalojnë momente të këndshme pushimi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat