Aktorja shqiptare tregon momentin e vështirë kur i duhej të dilte në ekran: Po qaja me dënesë në makinë

Bota e Yjeve

Aktorja shqiptare tregon momentin e vështirë kur i duhej të dilte në ekran: Po qaja me dënesë në makinë

Më: 16 maj 2019 Në ora: 13:27
Rudina Dembacaj

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, ka pasur momente që nuk ka qenë mirë emocionalisht, por pavarësisht gjendjes së saj, i është dashur të vijojë punën.

Moderatorja ka fole së fundmi për një moment të dhimbshëm që i është dashur të dalë në ekran, edhe pse ka qenë vërtet e trishtuar.

“Po, dhe jo rrallë. Nuk harroj dot ditën që mora vesh se kushërira ime ishte sëmurë. 1 orë para xhirimit, po qaja me dënesë në makinë, më pas mblodha veten shumë fort dhe bëra monologun më komik deri tani”, është shprehur Rudina gjatë një interviste për “Class”.

E megjithatë  moderatorja theksoi se nuk ka asnjë moment që mendon “Sot do ta lë këtë punë”?

“Asnjëherë, nuk jetoj dot pa këtë punë! Faleminderit Zotit, më ka ndihmuar që pasioni im i madh të shfaqet në ekran dhe në publik”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat