“Çdo arritje e kam me sakrifica”, rrëfehet Ilda Bejleri: Doja të bëhesha balerinë, njerëzit më shohin një video dhe…

Bota e Yjeve

“Çdo arritje e kam me sakrifica”, rrëfehet Ilda Bejleri: Doja të bëhesha balerinë, njerëzit më shohin një video dhe…

Më: 17 maj 2019 Në ora: 12:36
Ilda Bejleri

Gazetarja seksi e sportit në “Digitalb”, Ilda Bejleri, ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në TV Klan, ku foli për fëmijërin e saj, marrëdhënien me të ëmën dhe profesionin e saj si gazetare.

FEJA – Unë jam besimtare myslmimane. Fakti që jam veshur kështu, është historia në ndeshjen mes Izraelit dhe Shqipërisë, ne përfituam nga rasti të vizitonim Jeruzalemin. Një vend i shenjtë, dhe ndihej si një vend magjik. Të gjithë besimtarët aty gjejnë veten. Kjo është një nga xhamitë më të famshme.

FËMIJËRIA – Shumë e vështirë të flasësh me disa fjalë për fëmijërinë. Fëmijëria dhe adoleshenca është ajo pjesë e jetës që përcakton karakterin tënd. Do e konsideroja një fëmijëri të bukur, me gjyshen dhe gjyshin për rreth 20 e ca vite, kemi jetuar me to. Një lagje shumë e mirë në Tiranë, është “Vorri i Bomit”, Edhe pse kemi ndërruar shtëpi, ata njerëzit i ndjej si familje. Kujtoj se kam qenë fëmijë i gjallë, i lumtur dhe i dashur. Duke ndenjur me gjyshërit, ata kanë ndikuar në formimin tim. Ajo më tregonte të gjithë historitë e fisit ‘tirons’. Kanë qenë vite shumë të bukura.

EMIGRIMI – Familja ime, si shumë shqiptarë zgjodhën të emigronin në fillim të viteve ’90 drejt Greqisë. Unë lëviza për 2-3 vjet, dhe gjuha e parë e huaj që kam mësuar është greqishtja. Kanë qenë momente të bukura dhe vështira. Edhe pse dukemi se tani kemi arritur shumë gjëra, ato momente kanë shënuar jetën time. Kur vendosëm të iknim në Greqi, prindërit kanë ndikuar në jetën time, edhe për dashurinë që kam për sportin.

MAMAJA – Mami është shumë e gjallë prapa kamerës, është kritike e madhe për mua. Ka shumë sy për çdo gjë, dhe e kam konsideruar një njeri special për mua. Një nga ato njerëzit që më ka mbështetur, na ka shtyrë për të bërë diçka në jetën tonë, por duke bërë gjërat që dëshirojmë vetë ne në fund. Është një marrëdhënie e çuditshme, se e vogël mendoja se dobësia e nënave janë çunat, pra vëllai im. Kur unë zihesha me të, unë e kisha gjithmonë gabim dhe ai të drejtë. Më pas kur vëllai u largua jashtë, mendoj se gocat janë një dashuri e madhe për mamatë. Është një njeri shumë i shtrenjtë. Vajza bëhet pasqyrë e nënës së saj, të paktën në 80% të saj. Unë kritikoja mamanë për disa gjëra kur isha e vogël, dhe tani e shoh që i bëj vetë. Mesa duket është geni. E kam marrë edhe me vete në Kosovë, për të parë ndeshjen e Kosovës. Mora prindërit, duke qenë se një pjesë nga njerëzit e saj i ka nga Gjakova.

PROFESIONI – Kur isha e vogël thosha se do bëhesha balerinë, por pashë që mami tha se nuk do bëhesha unë, por u bë vëllai. Jam e lumtur që nuk e kam bërë si profesion, duke parë edhe tipin tim tani. Është shumë i vështirë, dhe të lë në baltë diku te 30 e ca vjeç, si futbolli, më pas duhet ta nisësh jetën nga fillimi. Që e vogël jam marrë me letërsinë, dhe e kam ditur që e vogël se mund të kisha lidhje me televizionin. Mendoj se kam tejkaluar çdo pritshmëri, sepse jam nga ato njerëzit që e kam arritur me sakrifica, dhe jam e lumtur për këtë gjë. Qoftë gazetarinë si universitet shtetëror, dola e gjashta. Mendova se këtë profesion që do e bëj, do e bëj me forcat e mia.

VIDEOT NË INSTAGRAM – Videot duke kërcyer i bëj pas pjesës së parë të emisionit tim. I bëj në studiot e “Digitalb”, qoftë për të lajmëruar njerëzit për emisionin, por edhe se më pëlqen të kërcej para kamerës. Duke folur mendoj se jam bërë pak si klishe. Për Instagramin duhet një frymë tjetër. Nuk do doja të ndaleshim vetëm te videot. Njerëzit shohin vetëm një video, dhe e kanë të vështirë të të ndjekin. Pamja duhet të shoqërohet edhe me audio.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat