“Ronaldos i ulen femrat në gjunjë, s’ka qenë i dhunshëm në shtrat”, rrëfehet Rafaela Fiko: Baloteli baba shembullor

Bota e Yjeve

“Ronaldos i ulen femrat në gjunjë, s’ka qenë i dhunshëm në shtrat”, rrëfehet Rafaela Fiko: Baloteli baba shembullor

Më: 18 maj 2019 Në ora: 10:41
Rafaela Fiko

E ftuar në programin “Histori Italiane”, modelja e njohur, Rafaela Fiko ka folur për historinë e saj të dashurisë me Mario Balotelin si dhe për lidhjen e shkurtër me yllin portugez Kristiano Ronaldo.

E pyetur për akuzat e ngritura ndaj CR7 për përdhunim, 31-vjeçarja tregoi se Ronaldo është një djalë të cilit i ulen femrat në gjunjë dhe mund të abuzojë.

Baloteli? Gabuam të dy! Është një plagë që me kalimin e kohës po shërohet. Në fillim vuajta shumë për shkak të dashakeqësisë së njerëzve. Vajza ime është gjëja më e bukur, është njësoj si babai i saj.

Mario e takon një herë në muaj. Nuk kërkoj shfajësime nga ana e tij, ishim të dy të rinj dhe nuk e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Ai është një baba shumë i mirë. A mund të rikthehet shkëndija e dikurshme mes nesh? Në jetë kurrë nuk i dihet, sot për sot, po mundohemi të jemi prindër të mirë. Për sa i përket Kristiano Ronaldos, mund të them se nuk kemi marrëdhënie të mira, nuk flasim më.

Akuzat ndaj tij për përdhunim?  Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Me mua ka qenë perfekt, asnjëherë i dhunshëm në shtrat”, u shpreh Rafaela Fiko.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat