Një trup pa asnjë të metë, i tonifikuar dhe perfekt.
Aktorja 46-vjeçare Gwyneth Paltrow, ka pozuar e veshur me bikini të zeza.
Ajo ka postuar fotografitë në Instagram, për të promovuar koleksionin e saj të rrobave të banjës që mbajnë firmën ‘Goop’.
Një biznes i vërtetë për aktoren, e cila është fanatike e bukurisë natyrale dhe kurave alternative.
Deri më tani marka e aktores së njohur, ka siguruar një fitim prej 250 milionë dollarësh.