Ç’po ndodh me meshkujt VIP shqiptar; papritur të gjithë u bënë biondë!

Bota e Yjeve

Ç’po ndodh me meshkujt VIP shqiptar; papritur të gjithë u bënë biondë!

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:04
Majk

Vite më parë, nëse nuk i kishe dhuratë nga natyra flokët biondë, as që mund të mendohej që një mashkull të ‘vinte dorë’ duke i lyer me bojë e sa hap e mbyll sytë të çelte ngjyrën e flokëve nga të zeza, në fjala bie të verdha, apo edhe platin.

Por ja që kohët kanë ndryshuar dhe tani po bëhet çdo herë e më familjare që edhe meshkujt të drejtohen për tek parukieri e të bëjnë ndryshime drastike qofshin këto edhe në ngjyrën e flokëve!

Më i ‘freskëti’ që solli ndryshimin drastik në flokët e tij është reperi Mozik, i cili vetëm pak orë më parë krejt paparitur u shfaq me flokët e bardha.

Edhe këngëtari Majk surprizoi jo pak teska disa ditë më parë postoi një foto, ku u pa të kishte çelur në mënyrë drastike ngjyrën e flokëve, duke u kthyer në biond me flokë pothuajse të bardha.

Por meqë na e kujtoi Majku e Mozzik, le të mbledhim të gjithë çunat e njohur të showbiz-it që nuk lindën aspak biondë, ama u vetëngjyrozën siç u deshi qejfi!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat