Meryl Streep e mrekullueshme me fustanin pranveror me lule të Oscar de la Renta

Bota e Yjeve

Meryl Streep e mrekullueshme me fustanin pranveror me lule të Oscar de la Renta

Më: 30 maj 2019 Në ora: 12:08
Meryl Street

Meryl Street i është bashkuar kastit të “Big Little Lies” ne premierën e sezonit të dytë e të ri të serialit.

Dhe të mërkurën, fituesja e 3 cmimeve Oscar bëri një dalje të denjë e veshur me një fustan mëndafshi me lule, me lidhje në bel pjesë e koleksionit të stilistit të njohur Oscar de la Renta pre-fall 2019.

Aktorja 69-vjeçare flokët i kishte hedhur pas shpatullave, ndërsa mbante vathë në formë pende me gurë të zi. FUstanin pranveror me lule Streep e kishte veshur me një palë këpucë të zeza me majë të hapura pas (mules).

Ylli i kinematografisë iu bashkua kastit të aktorëve si vjehrra e personazhit të luajtur nga Nicole Kidman, bashkëshorti i të cilës në film vritet në sezonin final.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat