“Më futën në një qese të zezë”, modelja tregon tmerrin e rrëmbimit: U detyrova të kryeja marrëdhënie seksuale me ta që të…

Bota e Yjeve

“Më futën në një qese të zezë”, modelja tregon tmerrin e rrëmbimit: U detyrova të kryeja marrëdhënie seksuale me ta që të…

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:17
Chloe Ayling

Modelja Chloe Ayling ka folur për herë të parë për rrëmbimin e tmerrshëm nga dy vëllezër. 21-vjeçarja ka treguar mes lotësh se i kishte ofruar marrëdhënie seksuale njërit prej dy vëllezërve, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u arratisur.

Ajo tregoi se ata e kishim marrë, i kishin lidhur duar dhe e kishin futur në bagazhin e një makine. Më pas, njëri nga rrëmbyesit, Lukasz Herba, 31-vjeç, e ka detyruar modelen të kryej marrëdhënie seksuale me të.

Të dy vëllezërit janë arrestuar. 31-vjeçari është dënuar me 16 vite burg, ndërsa vëllai i tij, po është ende në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës. “Ne ishim në një krevat dopio. Ai mu afrua dhe filloi të fliste, të më bënte komplimente.

E pashë këtë si një mundësi për t’u arratisur. I thash atij se nëse do të më lejonte të ikja, mund të krijonim një marrëdhënie më pas. Ai u emocionua shumë nga kjo, më pas më kërkoi të shkoja të bëja dush.

Ajo tregoi më pas se  kishte shkuar në Milano për të xhiruar një set fotografik, por më pas kishte zbuluar se ishte një mashtrim dhe dy vëllezërit e kishin rrëmbyer duke e futur në bagazhin e një makine.

“Njëri nga ata më goditi me krah në fytyrë, u përpoqa të luftoja me ta, por jo për shumë kohë. Ishin dy burra dhe kishin një shiringë në dorë, më pas njëri nga ata më injektoi diçka në krahun e djathtë. U ndjeva e përgjumur dhe rashë në dysheme. Kur fillova të zgjohesha e kuptova që isha në bagazhin e një makine, e futur në një qese të zezë. Më kishin vënë pranga tek duart dhe tek këmbët, isha e zhveshur, ndërsa qeses i kishin bërë një vrimë në mënyrë që të mund të merrja frymë. Më pas njëri prej tyre erdhi tek unë dhe më tha se askush nuk do të më lëndonte”, ka treguar ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat