Dalin pamjet nga dasma e aktorit të “Portokalli”. Shihni si ia merr këngës labe

Bota e Yjeve

Dalin pamjet nga dasma e aktorit të “Portokalli”. Shihni si ia merr këngës labe

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:25
Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme

Aktori i “Portokolli” Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme. Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet e para nga dasma e zhvilluar në një nga hotelet luksoze në Tiranë.

Duket se aktori ka marrë edhe vetë mikrofonin teksa këndon me këngëtaren vlonjate Aurela Gaçe.

Lajmi se do të kurorëzojë me martesë dashurinë e tij me partneren bionde doli pak javë më parë, ndërsa vetë Gazi e konfirmoi në spektaklin “Portokalli”, duke bërë batutë me veten se “është tjetri mirë e bukur në jetën e tij, e shkon e martohet!” Gazi është munduar që lidhjen e tij ta mbajë larg syrit të mediave dhe rrallëherë është shfaqur në publik me të.

Image
Image

Një artist i mirëfilltë në Shqipëri natyrisht që nuk mund të vërë dot pasuri. Por biondja e re dhe e bukur, Ira Seferi, paska fatin e princeshës, pasi burri që po martohet ajo është artisti që po i siguron një martesë me të gjitha të mirat.

Dalin pamjet e para nga dasma e aktorit të “Portokalli”. Shihni si ia merr këngës labe on Vidnews.

Partnerja e Gaz Pajës me fat princeshe, një artist për burrë, që i siguron martesë me gjithë të mirat

Me talentin, zgjuarsinë dhe shkathtësinë e tij, Gazi, paralelisht me karrierën në televizion apo rolet në teatër, ka arritur të ngrejë dhe bizneset e tij, siç është një restorant në jug të vendit, për të cilin ai punon gjatë muajve të verës kur nuk shfaqet në ekran. I shkolluar në Greqi dhe i specializuar me master në Londër, Gazi është burri që do e dëshironte çdo vajzë, pasi është artisti që ka dhe sensin praktik.

Kështu Irën, e cila bashkë me martesën nis edhe jetën, e pret një jetë e rehatshme e plot mirëqenie. Një copëz nga realiteti, ku ata do të jetojnë çift, e pamë në rubrikën “Për drekë me mua” te “E diela Shqiptare”, ku ai kishte gatuar një drekë për Balina Bodinakun, Elhaida Danin dhe Blerina Bombaj.

Publikut i ranë në sy ambientet e shtëpisë luksoze të aktorit, që ndodhet në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e 2017- s, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e jugut, ku Paja kalon muajt e verës.

Më pas, paparazzi i “Panorama Plus” e fotografoi Pajën dhe të dashurën e tij në një moment “hot” në një nga club-et e Tiranës, ku dukej që nuk përmbahen kur janë pranë njëri-tjetrit. Duke shijuar nga një gotë alkool dhe muzikën e fortë, ata u kapën duke shkëmbyer prekje e puthje në publik, gjeste që tregojnë se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe pasionante. “Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin”, ishin përshkrimet e moderatorëve të “Wake up”, duke qenë se ata e njohin nga afër të dashurën e tij.

Pasi i dëgjoi, Gaz Paja nuk hezitoi të tregonte më shumë nga lidhja, duke u shprehur se është një romantik i vërtetë, se i dedikon asaj këngë dashurie. Sipas tij, janë çifti perfekt. “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë”. “Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, është shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”. Le të shohim se si do të duken në altar Gazi dhe Ira, dhe nëse një fëmijë do të vijë në jetën e tyre së shpejti pas dasmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat