Është e famshme, me shumë ndjekës dhe e jeton jetën si një personazh vërtet VIP, pasi ndryshe nga shumica e këngëtarëve të tjerë, Enca Haxhia shfaqet rrallë e më rrallë në publik.
Këngëtarja që numëron më shumë se një milion ndjekës në “Instagram” nuk fotografohet nëpër evente, po duket se ftesës së fundit të një sfilate veshjesh nusërie nuk i ka thënë jo.
Mbrëmjen e së enjtes këngëtarja ka bërë një përjashtim, duke bërë diçka ndryshe nga strategjia që ajo vetë ka vendosur gjatë karrierës së saj.
Për herë të parë pas disa vitesh, ajo bëri një dalje publike në eventin e “Geraldina Sposa”, që u organizua në Tiranë me praninë e shumë personazheve të njohur.
E veshur me një fustan të zi elegant të ngjitur pas trupit, ajo ekspozon format e rrumbullakosura që janë dhe trendy i kohës.
Vëmendje nga fotografët mori dekolteja e saj, që dukej mjaft mirë e ekspozuar brenda fustanit të zi. Këngëtarja ka pozuar për fotografin e “Panorama Plus”, ndërsa ishte e shoqëruar nga motra e saj Windi.