Këngëtarja Perrie Edwards tërheq vëmendjen gjatë festës me të dashurin Oxlade-Chamberlain

Bota e Yjeve

Këngëtarja Perrie Edwards tërheq vëmendjen gjatë festës me të dashurin Oxlade-Chamberlain

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 19:22
Perrie Edward dhe Alex Oxlade-Chamberlain

Perrie Edwards kishte udhëtuar në Madrid gjatë fundjavës për ta ndjekur nga afër të dashurin e saj, Alex Oxlade-Chamberlain.

Pas triumfit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, 25-vjeçarja ka zbritur në fushën e Wanda Metropolitanos për të festuar pranë futbollistit të Redsave.

Këngëtarja e grupit “Little Mix” festoi me të dashurin e saj, i cili nuk luajti në finale, duke i dhënë një përqafim të madh dhe duke pozuar bashkë me të.

Bukuroshja u bë e njohur si pjesë e grupit të vajzave, “Little Mix”, që u themelua në vitin 2011 gjatë versionit britanik të ‘X Factor’. Jade Thirlwall, Leigh-Anne Pinnock dhe Jesy Nelson janë tri anëtaret tjera të grupit. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat