U gjobit 15 mijë euro, por Instagrami iu shtua me 2.3 milionë ndjekës - Bota Sot
U gjobit 15 mijë euro, por Instagrami iu shtua me 2.3 milionë ndjekës

Bota e Yjeve

U gjobit 15 mijë euro, por Instagrami iu shtua me 2.3 milionë ndjekës

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 06:28
Kinsey Wolanski

Kinsey Wolanski, modelja ruse që ndërpreu për disa çaste ndeshjen kur u fut në fushë me kostum banjoje që promovonte kanalin pornografik të të dashurit Vitaly Zdorovetskiy, “Vitaly Uncensored” u gjobit nga UEFA me 15 mijë euro. 5 mijë euro ishin për shkeljen e rregullores, duke zbritur në fushë, ndërsa 10 mijë për reklamimin e biznesit të të dashurit, i cili po ashtu hyri në fushë në botërorin e vitit 2014.

Por, shuma e gjobës duket qesharake kur mësohet se publiciteti që ajo ka bërë, sipas llogarive të Apex Marketing Group, po të ishte bërë në mënyrë të ligjshme do të kishte kushtuar 3,5 milionë euro.

Pra, një fitim kolosal.

Image

Po ashtu, Instagrami i modeles mori me miliona ndjekës vetëm pak orë pas ngjarjes. Nga 300 mijë ndjekës u bë me 2.6 milionë brenda pak ditësh. Kështu që, nëse nuk i kanë fituar miliona dollarë që tani, kanë fituar miliona ndjekës, që do të thotë se dhe milionat e dollarëve do të vijnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...