Pas 5 muajsh ndarje, Rita Ora i rikthehet dashurisë së vjetër - Bota Sot
Pas 5 muajsh ndarje, Rita Ora i rikthehet dashurisë së vjetër

Bota e Yjeve

Pas 5 muajsh ndarje, Rita Ora i rikthehet dashurisë së vjetër

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 07:15
Rita Ora

Pak kohë më parë, nëpër portalet e huaja qarkulloi lajmi se Rita Ora ishte kthyer sërish me ish-të dashurin e saj, Adrew Watt, pas 5 muajsh ndarje.

Disa fotografi të publikuara nga ‘DailyMail’ e vërtetojnë më së miri këtë lajm, pasi këngëtarja shqiptare është parë në prani të Andrew, gjatë pushimeve në Ibiza, Spanjë.

Rita dukej në formën e saj më të mirë, me një fustan saten në ngjyrë portokalli dhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë.

Image

Mesa duket lidhja e saj me ish-partnerin mund të jetë rikthyer si në fillim, pasi dyshja dukej shumë e lumtur dhe tepër të fokusuar në bisedën e tyre.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Rita u nda nga aktori i njohur Andrew Garfield, por mesa duket ajo ka vendosur të vazhdojë jetën e saj së bashku me Watt si pjesë e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...