Edhe Erdogan në dasmën e Mesut Ozil, foto nga dasma madhështore

Bota e Yjeve

Edhe Erdogan në dasmën e Mesut Ozil, foto nga dasma madhështore

Nga: Bota sot Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:33
Pamje nga dasma

Mesut Ozil është martuar në Stamboll sot në prani të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ozil 30 vjeqar i cili ka rrënjët e një familje turke, nxiti polemika kur u footgrafua me Erdogan, në prag të Kupës Botërore 2018.

Lideri turk arriti në ceremoninë e hershme të premten në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit për të parë teksa martohej mesfushori i Arsenalit me të fejuaren e tij, ish Miss Turqia, Amine Gulse.

Erdogani i buzëqeshur dhe bashkëshortja e tij Emine, u panë duke qëndruar pranë qiftit të ri, derisa martesa e tyre u formalizua.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat