1 muaj pas lindjes, Meghan Markle bën daljen e parë publike! - Bota Sot
1 muaj pas lindjes, Meghan Markle bën daljen e parë publike!

Bota e Yjeve

1 muaj pas lindjes, Meghan Markle bën daljen e parë publike!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:21
Meghan Markle

Meghan Markle ka bërë daljen e parë publike, ndonëse u bë nënë vetëm një muaj më parë.

Dukesha e Sussex u paraqit në eventin e përvitshëm “Trooping The Colour”, duke surprizuar publikun. E veshur me një fustan ngjyrë blu të errët, nga brandi Clare Waight Keller, teksa ishte ulur krah bashkëshortit Princ Harry në karrocën mbretërore.

Mami e re ka lënë Archien në shtëpi, zgjedhje shumë e vështirë duke patur parasysh se mediat britanike më herët shkruajtën se Meghan është një mami shumë posesive dhe e fiksuar pas të birit.

Me siguri kjo do të jetë ndër të paktat raste që Meghan do të bëjë dalje publike, duke qenë se ajo është me leje lindje, ndaj le t’i shijojmë këto foto të cilat janë shkrepur vetëm pak minuta më parë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...