Chris Brown po bëhet baba për herë të dytë

Bota e Yjeve

Chris Brown po bëhet baba për herë të dytë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:20
Chris Brown

Chris Brown po pret një fëmijë të dytë me ish-të dashurën, Ammika Harris.

Siç raoprton “Page Six”, Chris Brown do të bëhet baba për herë të dytë, këngëtari i R&B,  30 vjeçar pret një fëmijë me ish-të dashurën e tij, Ammika Harris, shkruan DailyMail.

Ky do të jetë fëmija i tij i dytë, pasi Brown ka edhe një vajzë pesëvjeçare me emrin Royalty, me ish-partneren, Nia Guzman.

Thuhet se Brown është ndarë së fundi me të dashurën Indyamarie Jean Pelton për shkak të shtatzënisë Harris pavarësisht se këngëtari nuk ishte në lidhje me të gjatë kësaj kohe.

Ammika e cila është modele dhe emër shumë i ndjekur në Instagram, ka lënë të kuptohet se është shtatzënë përmes një postimi të bërë ditë më parë.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, ndërsa i shihej qartë barku i rrumbullakosur.

Ammika kishte qenë në lidhje me këngëtarin gjatë një vizite në Paris, gjatë muajit janar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat