Gigi, Sara dhe Malaika: Manekinet zbulojnë se çfarë do të kishin dëshiruar që të dinin në fillim të karrierës

Bota e Yjeve

Gigi, Sara dhe Malaika: Manekinet zbulojnë se çfarë do të kishin dëshiruar që të dinin në fillim të karrierës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 19:58
Gigi, Sara dhe Malaika

o dama tani për tani ‘notojnë’ mirë, përkatësisht kanë navigacion të mirë i cili nuk e humb drejtimin, as përqendrimin në punë

Nga njëra anë, duhet patjetër ta pranojmë që profesioni i manekines gjithsesi ka momente glamuroze – merrni veshje me nënshkrimin e kreatorëve më të mirë, vizitoni ahengjet më spektakolare, njihni shumë personalitete të famshme, hyni pa pritur në radhë në klube, restorante, mirëpo nuk është edhe ashtu çdo gjë përrallore dhe e shkëlqyeshme, dhe pas gjithë kësaj është një punë shumë e mundimshme shumëvjeçare (pos për Kendallin).

Të inspiruara me suksesin e manekineve të reja, gazetarët e gazetës Huffington Post gjatë javës së modës të Nju-Jorkut kanë biseduar me tri manekine të reja: Gigin, Malikën dhe Sarën, me qëllimin që të mësojnë cili është ajo këshillë që vajzat kanë dëshiruar ta dëgjojnë para fillimit të karrierës.

Përkatësisht, çfarë domethënie do të kushte po ta kishin dëgjuar:

Image

Gigi Hadid: “Të jesh besnike ndaj vetes dhe të përpiqesh që gjithmonë të jesh natyrale, e relaksuar kur je në ndonjë xhirim, revy. Vetëm kështu mund të arrish ta bësh punën siç duhet, përkatësisht në mënyrë cilësore”.

Image

Sara Sampaio: “Mos e merr asgjë me zemër, personale. Kur të kritikojnë, shikoje atë si kritikë konstruktive, si këshillë se si të bëhesh e mirë. Natyrisht, nëse kritika është meritore. Kjo është punë e vrazhdë në të cilën notojnë ‘peshkaqenë’ të ndryshëm të cilët do të dëshirojnë të të hanë. A mund t’i lejosh që të hanë, apo ti t’i hash ata”.

Image

Malaika Firth: ”Do të dëshiroja që të ma kishte thënë dikush sa kohë do të kaloja duke pritur. Duke pritur aeroplanin, duke pritur të fillojë kastingu që të më bëjnë grimin. Prandaj, mos prisni që çfarëdo qoftë në këtë punë ta bëni në çast, në sekondë. Ngadalë do të mësoheni, mirëpo kini parasysh që kjo është puna e cila okupon gjithë kohën tuaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat