Cardi B është një nga reperet më të komentuara të momentit më tepë për sjelljen kontroverse dhe format bombastike.
Reperja pësoi një incident me veshjen e saj gjatë performancës në Arts And Music Festival në Tennessee, teksa iu gris kostumi në momentin kur po bënte twerk.
Të parët që e kuptuan këtë incident ishin punonjësit në skenë te cilët lajmëruan menjëherë reperen, së cilës iu desh të linte skenën për t’u ndërruar menjëherë.
Ky incident vjen pasi Cardi B u shfaq për herë të parë në skenë, pak pasi anuloi koncertet nga problemet shëndetësore që kishte pasur me operacionet plastike.