Irina Shayk shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes

Bota e Yjeve

Irina Shayk shfaqet në publik për herë të parë pas ndarjes

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 08:41
Irina Shayk

Kohëve të fundit ajo ka qenë në fokus të mediave pas ndarjes me të dashurin, aktorin e njohur Bradley Cooper.

Modelja e njohur, Irina Shayk është kthyer në angazhimet e saj si një nënë e përkushtuar ndaj vajzë së saj dy vjeçare.

Modelja ruse u kap nga pararacit për herë të parë pas ndarjes teksa po argëtohej me të bijën ndërsa të dyja ato dukeshin për mrekulli të kombinuara në veshje.

Irina dhe Bradley i dhanë fund lidhjes dy javë më parë pas një romance 4 vjeçare, në shkëputjen e marrëdhënies së tyre thuhet të ketë qenë raporti i afërt i aktorit me Lady Gaga, këto spekulimi janë mohuar nga këngëtarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat