Incident në skenë për Jennifer Lopez, dëmton syrin

Bota e Yjeve

Incident në skenë për Jennifer Lopez, dëmton syrin

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:32
Jennifer Lopez

U godit nga një mikrofon gjatë një prej koncerteve të saj në Las Vegas, SHBA.

Duket se këngëtarja Jennifer Lopez ka pësuar një incident në skenë, duke dëmtuar syrin.

Për këtë ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me syrin e fashuar.

“Asgjë e rëndë, vetëm shumë akull dhe pushim për të rinisur turneun”, shkruan ajo.

Teksa në muajin korrik JLo mbush 50 vjeç, kjo nuk e ka ndaluar këngëtaren në koncertet e saj, ndërkohë që mahnit me linjat trupore. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat