Xhesika Ndoja ndez plazhin me bikini, 31-vjetori që festoi si bizneswomen

Bota e Yjeve

Xhesika Ndoja ndez plazhin me bikini, 31-vjetori që festoi si bizneswomen

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 13:41
Xhesika Ndoja

Pasi realizoi klipin “S’ta fali”, Xhesika Ndoji ka festuar 31-vjetorin mes dy angazhimeve, muzikës dhe biznesit të saj, një dyqan fustanesh në Tiranë.

Muajin e kaluar, nëna e një vajze 8-vjeçare festoi 31-vjetorin, kësaj here jo vetëm si këngëtare, por edhe si bizneswomen e rrethuar nga stafi i saj. Në një intervistë të fundit, që ajo dha për “Zonë e lirë”, u la të kuptohej se të ardhmen do e mbështeste te biznesi, pasi për këngëtarët po bëhet gjithmonë e më e vështirë për të mbijetuar në tregun e muzikës.

Ndërkohë që ajo ka filluar pushimet, duke postuar edhe fotot ku shfaqet hot me bikini të kuqe në plazh. Kujtojmë që fotot e para me bikini për këtë vit ajo i ndau me ndjekësit në muajin janar, duke u zhveshur në mes të ftohtit me një set fotosh që realizoi në breg të detit.

“A më duket mua apo erdhi vera?!” ishte diçitura që Xhesika Ndoja u bëri disa fotove të reja artistike, që kishte realizuar në breg të detit, ku nga stina e dimrit mbante veshur vetëm një xhup në ngjyrën platin. Duket se qëllimi i këtyre fotove, ku pozonte e zhveshur në mes të janarit, ishte ekspozimi i një tattoo gjigante në këmbën e majtë, pikërisht një trëndafil i kuq.

Për këtë ndryshim të ri në pamjen e saj, ajo kërkoi mendimin e ndjekësve, nëse i shkonte apo jo. Dhe padyshim nuk munguan komentet komplimentuese, ndërsa disa djem i evidentuan ndryshime të tjera në pamjen e saj, që, sipas tyre, “tashmë, dukej e gjitha plastikë”. Vetë Xhesika ka vendosur t’i injorojë këto komente që i bëhen herë pas here.

Duket se pikturat në trup janë kthyer në një pasion për Xhesikën, duke u nisur nga fakti se një vit më parë ajo pikturoi një thënie të gjatë filozofike në trupin e saj. “Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, ishte pikërisht shprehja filozofike që këngëtarja ka dashur që ta ketë në trupin e saj.

Në këto foto, ajo shfaqi anën e saj ekstravagante, ndryshe nga disa muaj më parë, ku realizoi një set fotosh sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore. Ky projekt i ri me të njëjtin fotograf erdhi fiks një vit pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”.

Në një nga momentet e klipit, ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi. Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë së nxehtë, nëse i referohemi dhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës.

Siç duket, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta. Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.

Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro. Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit.

Ndërkohë që deri tani nuk ka dhënë ndonjë lajm për një mashkull të ri në jetën e saj, nuk dihet nëse këto foto të reja i paparaprijnë projektit më të ri muzikor, që u tha se do ishte një duet me një femër. Në fotot e fundit me bikini, shihet që Xhesika ka arritur në topformë me linjat, gjë që e bën të mos ketë asnjë kompleks për ekspozimin e formave me bikini.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat