“E ke të varur”, këngëtarja e njohur u përgjigjet atyre që e kritikuan për gjoksin natyral

Bota e Yjeve

“E ke të varur”, këngëtarja e njohur u përgjigjet atyre që e kritikuan për gjoksin natyral

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 18:26
Tanerelle

Këngëtarja e njohur, Tanerelle, është kritikuar shumë pasi parakaloi në tapetin e kuq të “Bet Awards”. Ajo u shfaq me një fustan ku i tregonte gjoksin e lëshuar, pa sutjena apo ndërhyrje estetike.

Lidhur me paraqitjen e saj ka patur komente të ndryshme, ku ndjekësit i sugjerojnë një “ngritje gjoksi”.

“Dukesh e mrekullueshme, por mund t’i kishe ngritur pakëz”, i shkruan një fanse këngëtares.

Për këtë arsye, këngëtarja ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha komenteve negative. Përmes rrjeteve të saj sociale, ajo shkruan: “Për gjithë komentet negative që lexova sot, nuk kam nevojë ta ngre gjoksin që të vesh një dreq fustani.

Unë jam grua, gjoksi natyral varet dhe mua më pëlqen shumë dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj që t’ju kënaq shikimin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra më të mira”.

“T’i ngre?! Po për kë? Unë mendoj se duket shumë bukur dhe kjo ka rëndësi”, përfundon Tanerelle.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat