Kim Kardashian inatos japonezët, për shkak të linjës së saj të veshjeve

Bota e Yjeve

Kim Kardashian inatos japonezët, për shkak të linjës së saj të veshjeve

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:02
Kim Kardashian

Ideja e Kim Kardashian për ta quajtur linjën e saj të veshjeve intime ‘Kimono’, nuk iu ka pëlqyer aspak japonezëve.

“Është mungesë totale respekti të krahasosh një linjë intime me një veshje tradicionale të kulturës sonë”, thanë mbrojtës së kulturës vendase.

Pas kësaj erdhi edhe reagimi i yllit të reality show, “Është e njohur dhe nxjerr në pah format e femrave”.

Por ky reagim i Kim i inatosi edhe më tepër japonezët, të cilët iu kthyen, “Ne i veshim kimonot për të festuar shëndetin, lindjen e një fëmije, në martesa, diplomime dhe funeral. Është një veshje tradite e trashëguar në breza”.

Ndërkohë në Twitter është lançuar hashtagu #KimOhNo, për të ndaluar veshjet e Kim me këtë emër. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat