Amal rikrijon look-un e dasmës në udhëtimin romantik në Venezia

Bota e Yjeve

Amal rikrijon look-un e dasmës në udhëtimin romantik në Venezia

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:56
Amal Clooney

Amal Clooney rikrijoi look-un e saj të dasmës teksa është fotografuar teksa largohej nga Belmond Hotel Cipriani në Venezia në krah të bashkëshortit të saj George Clooney.

Avokatja e të drejtave të njeriut dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të shkurtër të bardhë me një krah ndërsa mbante prej dore aktorin 58-vjeçar.

41-vjeçarja e cilësuar edhe si një fashion econ kishte kombinuar fustanin me një kapele të madhe të zezë, syze të errta dhe sandale nude.

Të kapur prej dore dhe të kombinuar më së miri, çifti dukej i lumtur e me një buzëqeshje vesh më vesh ndërsa i drejtoheshin varkave-taksi.

Amal dhe Clooney lidhën kurorë në Shtator të 2014-ës dhe janë prindër të dy binjakëve 2 vjeçar të quajtur Alexander dhe Ella.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat