Meghan dhe Harry shkëlqejnë në një aktivitet sportiv

Bota e Yjeve

Meghan dhe Harry shkëlqejnë në një aktivitet sportiv

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:55
Meghan Markle dhe Princ Harry

Dukesha e Sussex i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e pallatit mbretëror më datë 29 qershor me prezencën e saj në ndeshjen e ligës së ‘Baseball’, e cila luhet për herë të parë në Europë. Pranë 37-vjeçares ndodhej dhe partneri i saj, Princ Harry. Ashtu siç është bërë e ditur, ndeshja është midis skuadrës ‘Yankees’ të New York dhe ‘Red Sox’ të qytetit të Boston. Kjo ligë po zhvillohet në parkun olimpik të mbretëreshës në Londër.

Sipas ‘ITV News’, prezenca e dyshes mbretërore në këtë ndeshje do të promovojë gjithashtu lojërat ‘Invictus’.

Vëmendjen maksimale e mori dhe ‘look-u’ i Meghan bashkë me unazën e fejesës e cila ishte modifikuar. Markle kishte veshur një fustan në ngjyrë të zi të ‘Stella McCartney’ me një rrip të kombinuar në mes. Kujtojmë se dukesha ka arritur gjithmonë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në çdo dalje publike të sajën për shkak të shijes tepër të rafinuar që ka treguar se ka gjithmonë.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat