Çfarë të vishni në një event në natyrë? Zgjedhja e Kate Middleton mund t’ju ndihmojë sadopak

Bota e Yjeve

Çfarë të vishni në një event në natyrë? Zgjedhja e Kate Middleton mund t’ju ndihmojë sadopak

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:31
Kate Middleton

Dukeshat e pallatit ‘Kensington’ kanë ditur gjithmonë si të tërheqin vëmendjen e të gjithë adhuruesve të familjes mbretërore.

‘Look-u’ i tyre dhe zgjedhjet e veshjeve nuk kanë qenë asnjëherë të gabuara për sa i përket modeleve apo ngjyrave.

E fundit që ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën pas, ka qenë dukesha e Cambridge, Kate Middleton.

Image

37-vjeçarja është paraqitur në një event lidhur me natyrën me një fustan ngjyrë jeshil deri në fund të këmbëve, me një palë vathë të vegjël dhe një palë këpucë ortopedike.

Middleton është parë e buzëqeshur gjatë gjithë kohës, teksa takonte njerëz të ndryshëm gjatë këtij eventi. Me një kërkim të thjeshtë në ‘Google’, vëren se fustani i zgjedhur nga Kate për këtë event kushton 222 dollarë dhe i përket firmës ‘Sandro-Paris’.

Kujtojmë se edhe më parë Middleton dhe Markle kanë dalluar për zgjedhjet e tyre të veçanta për sa i përket garderobës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat