“Fustani i hakmarrjes” së Lady Dianës mbush 25 vjeç

Bota e Yjeve

“Fustani i hakmarrjes” së Lady Dianës mbush 25 vjeç

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:39
Lady Diana

Ishte 29 qershori i vitit 1994 kur princi Charles i Anglisë, pranoi në transmetim televiziv se e kishte tradhtuar të shoqen Lady Diana, me Camilla Parker Bowles.

Në një moment kur çdo femër do të dëshironte të fshihej dhe të zhdukej, ajo, Lady Diana Spencer, zgjodhi të dilte në publik më e bukur se kurrë, duke marrë pjesë në mbrëmjen gala ‘Vanity Fair’ të Sepentine Galleries në Londër, elegante, e buzëqeshur dhe me një fustan të zi elegant që mahniti një botë të tërë.

Stilistja e saj Kerry Taylor tregoi më vonë se Lady Diana, para se të zgjidhte veshjen tha se “Dua të shkëlqej si 1 milion dollarë”… dhe objektivi u arrit.

Fustani hyri në histori duke u etiketuar si “fustani i hakmarrjes”, për shkak të prerjes elegante, dekoltesë bujare dhe varëses me perla dhe gur smeraldi.

“Revenge dress”, i krijuar tre vite para se të vishej nga stilistja greke Christina Stambolian, u zgjodh nga Lady Diana, për shkak se cilësohej shumë i guximshëm.

Lady D e zgjodhi fustanin në çastet e fundit, pasi më herët ajo kishte lajmëruar një tjetër Valentino.

Ai moment mbeti gjatë në histori, si një sensualitim i guximshëm, i cili edhe pas 25 vitesh vijon të jetë ikonë mode.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat