Peruja zjarr ndaj Kilit, aktorja jep premtim “hot” për futbollistët!

Bota e Yjeve

Peruja zjarr ndaj Kilit, aktorja jep premtim “hot” për futbollistët!

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:16
Stephanie Cayo

Peruja do të përballet me Kilin në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës, një ndeshje për “jetë a vdekje”, pasi aty do të përcaktohet ekipi finalist, aty ku e pret Brazili. 

Për të karikuar lojtarët peruanë ka menduar aktorja Stephanie Cayo, e cila me anë të një postimi në Twitter ka bërë me dije se do të puthë cilindo lojtar që do të bëhet shkaktar për triumfin ndaj Kilit.

“Do t’i jap një puthje lojtarit që shënon ndaj Kilit”, shkroi fillimisht bukuroshja peruane, ndërsa më vonë e vijoi lojën e saj me ngacmime të tjera për fansat, “Cilin lojtar do të donit të puth”, apo “Po mendoj t’i jap një puthje lojtarit përgjegjës për kualifikimin (natyrisht me lejen e tij)”, shkroi ajo më vonë. Një premtim i fortë, duke qenë se aktorja është e martuar, madje ka edhe një fëmijë.

Stephanie është shumë e njohur në vendin e saj, teksa karrierën e ka ndërtuar si aktore, por ka tentuar edhe të jetë këngëtare, normalisht edhe një modele e suksesshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat