4-muajshe shtatzënë: Miriami shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

Bota e Yjeve

4-muajshe shtatzënë: Miriami shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 06:22
Miriam Cani

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin e bukur e dha vetë Albani muajin e kaluar në koncertin që mbajti në Prishtinë. Ndërsa Miriam zbuloi se në ceremoninë e martesës në Maldive ishin të katërt, bashkë me bebushin.

"Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh", u shpreh Miriam.

Ditën e djeshme këngëtarja ka postuar një foto ku shkëlqen dhe duket e mahnitshme me një rreth me lule të bardha në kokë.

Miriam ka treguar se lajmin e shtatzënisë ja tha Albanit të parit. "Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm", u shpreh Miriami.

Sa i përket gjinisë, këngëtarja ka thënë se ata nuk e kanë mësuar ende, por nuk kanë një preferencë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat