Kur e përdori Khloe Kardashian photoshopin?

Bota e Yjeve

Kur e përdori Khloe Kardashian photoshopin?

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 08:24
Khloe Kardashian

Vajzat e familjes së njohur televizive, Kardashian-Jenner, janë aktive shumë në rrjete sociale, pasi gjatë tërë kohës publikojnë fotografi.

Njëra anëtare e kësaj familje, Khloe Kardashian, është më aktive se motrat e saj në internet, ajo publikon fotografi të ndryshme.

Por adhuruesit e saj kanë thënë se ajo në disa raste e përdorë shumë photoshopin, sipas tyre kjo mundet të dallohet shumë lehtë.

Image

Një komentuese i tha Khloe  se ajo aq shumë ka përdorur photoshopin në fytyrë sa që ka harruar se ata e dinë që ajo e ka një pikë në të vërtetë.

Pos kësaj, në një fotografi tjetër vërehet qartazi se ajo ka përdorur gabimisht photoshopin pasi në këmbën e saj shihen katror të vegjël.

Image
Image

Sipas Seventeen, atyre nuk u iku as edhe fotografia e parë pas lindjes së vajzës nga ylli i njohur, ata thanë se ajo ka përdorur shumë efekte fytyrën e saj.

Pos këtyre Kardashian në një fotografi tjetër të publikuar në Instagram shihet se ka kokën më të madhe në proporcion me trupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat