Ermali dhe Ami zbulojnë për herë të parë fytyrën e vajzës

Bota e Yjeve

Ermali dhe Ami zbulojnë për herë të parë fytyrën e vajzës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 12:28
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Çifti i njohur Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, janë prindër të dy fëmijëve, të cilët janë munduar që ti mbajnë larg vëmendjes së medias.

Por teksa prej disa ditësh ndodhen me pushime familjare, ata kanë bërë disa lëshime.

Ka qenë Ami ajo që ka publikuar foto dhe video, ku vogëlushja Sia shihet në krahët e të atit teksa kërcejnë gjatë një feste.

Image

Në këtë formë është zbuluar për herë të parë fytyra e Sia, ndërkohë që Joelin e kemi parë edhe herë të tjera.

Vogëlushja buçko, shihet me flokët e kapur bishtaleca, ndërkohë që duket mjaft lozonjare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat