Dua Lipa dhe Anwar Hadid tashmë të pandashëm, në çdo vend bashkë

Bota e Yjeve

Dua Lipa dhe Anwar Hadid tashmë të pandashëm, në çdo vend bashkë

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 08:33
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid tashmë është zyrtarizuar.

Gjatë fundjavës së kaluar dyshja janë parë të përqafuar e duke u puthur në një festival që është mbajtur në Britani.

Anwar po vazhdon ta shoqërojë Duan në çdo vend që ajo po shkon.

Së fundi dyshja kanë qenë bashkë prezentë në Prime Day Concert në New York, ku këngëtarja ka performuar e më pas janë parë duke kaluar kohë bashkë e duke u larguar të kapur për dore.

Kjo lidhje e këngëtares po përflitet shumë, pasi që ka filluar shumë pak kohë pas ndarjes së Duas nga i dashuri i saj prej vitesh, Isaac Carew.

Anwar është vëllai më i vogël i supermodeleve të njohura, Gigi dhe Bella Hadid, ndërsa është 3 vjet më i ri se Dua.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat