Komentuesit “masakrojnë” Kejvina Kthellën për transformin brenda një viti - Bota Sot
Komentuesit “masakrojnë” Kejvina Kthellën për transformin brenda një viti

Bota e Yjeve

Komentuesit “masakrojnë” Kejvina Kthellën për transformin brenda një viti

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 00:22
Kejvina Kthella

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, ka postuar një ditë më parë dy fotografi teksa pozonte nga një ambient kuzhine.

Kejvina shfaqej e veshur mjaft seksi me një fustan ngjyrë bojëqielli. Fotografitë morën menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Ishin të shumtë ndjekësit, që i bënin komplimente për bukurinë dhe trupin perfekt, por kishte nga ata që nuk binin dakord me transformimin e saj si me magji brenda një viti.

Një komentues madje e ka akuzuar se ka bërë operacione plastike, i cili i shkruante: “Ishe yll pa b*thë, pa cica, siç të bëri nëna natyrë! Je bërë si trans tani, a nuk e sheh veten në pasqyrë”.

“Miaooooo”, replikon Kejvina, si për të thënë se nuk i intereson çfarë thotë. Por komentuesja pa një identitet të saktë i komenton sërish. “Vetëm mjaooooo di ti se andej nga je, s’di abc zogu, të rroftë b*tha plastike e buzët si viç”, i kundërpërgjigjej ajo.

“Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin, mos ha shit”, i shkruan Kejvina, duke u përgjigjur gjithë nervozizëm.

Replikat kanë qenë të forta dhe komentuesit të shumtë të cilët i kanë vënë, në dukje ndryshimin e pabesueshëm të pamjes në harkun e një viti, që, sipas tyre, është vetëm në sajë të operacioneve të shumta plastike që ajo ka bërë në portret dhe trup, duke theksuar sidomos zmadhimin e gjoksit dhe vitheve, transmeton panorama.

Gjithmonë , krahasimin ndjekësit ia bëjnë me pamjen e saj në daljen e parë në ekranin e “Tv Klan”, ku, sipas tyre, ishte pa format që ka sot.

Mbi tre muaj nga largimi në messezon i saj si velinë e Ermal Mamaqit në emisionin e tij “Xing”, ajo u shfaq në foto miqësore në plazh me zëvendësuesen e saj, Belinda Dragoti.

Kujtojmë që Kejvina u largua mes lotësh nga “Xing” në muajin mars, një lajm i dhënë nga show televiziv, që njoftonte se Kejvina nuk do të ishte më pjesë e programit të të shtunave.

Kejvina u bë pjesë e emisionit në vitin 2017 dhe dalja e saj e parë në këtë emision bëri bujë të madhe për shkak të fustanit të kuq me të çarën ekstreme, që u diskutua gjatë në mediat online.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...