Tenton të shtojë ndjekësit, ylli i Instagramit shkel të drejtat e kafshëve

Bota e Yjeve

Tenton të shtojë ndjekësit, ylli i Instagramit shkel të drejtat e kafshëve

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:32
Kristen Hancher

Ka thuajse 6 milionë ndjekës në Instagram dhe me siguri quhet një influencuese. Po flasim për 20-vjeçaren, Kristen Hancher e cila ka një ngjashmëri të dukshme me Kylie Jenner dhe shumë nga fama e saj e ka marrë pikërisht nga ajo. Përse?

Sepse vazhdimisht në YouTube reagon ndaj fotove të Kyliet, fenomen ky i cili është shumë në modë kohët e fundit.

Këtë rradhë Kristen është gjendur në një situatë aspak të zakontë dhe kjo për faktin se ka publikuar fotografi ‘interesante’ me një kalë në ujë.

Image

Ylli i “Instagram”-it bëri një udhëtim në Anguilla kohët e fundit, ku vendosi të bëjë një fotografi mbi kalin që ecte në ujërat e thella. “Road Old Toën” shkruan ajo krahas fotos, e cila shkakori menjëherë reagime negative nga ndjekësit. Këta të fundit pretendonin se po e rrezikonte kalin për fotot e saj dhe madje e quajtën gjestin abuzim me të drejtat e kafshëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat