“Do të nxjerr emrin, mos vazhdo”, Rike Roçi publikon bisedën me fansin e fiksuar keq pas saj

Bota e Yjeve

“Do të nxjerr emrin, mos vazhdo”, Rike Roçi publikon bisedën me fansin e fiksuar keq pas saj

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:41
Rike Roçi

Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Rike Roçi, ka ditur se si të qëndrojë në qendër të vëmendjes, edhe pas përfundimit të reality show-t.

Në profilin e saj në “Instagran”, Rike ka arritur që të mbledhë mijëra ndjekës, të cilët nuk ngurrojnë që të pëlqejnë dhe komentojnë postimet e saj mjaft seksi e provokuese.

Por ka fansa që zgjedhin edhe që t’i bëjnë mesazh, të cilët janë fiksuar keq pas Rikes, duke ia sjellë në majë të hundës. Roçi ka zbuluar së fundmi se një ndjekës i shkruan vazhdimisht, duke i thënë se nuk e ka ndërmend që ta lërë rehat.

Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Rikes, e cila ka vendosur që bisedën me ndjekësin ta bëjë publike në “Instastory”, duke e kërcënuar se do t’i publikojë edhe emrin nëse vazhdon ta shqetësojë.

“Çfarë do nga unë, më lër rehat. Mos u bëj psikopat. Mos u bëj stalker!”, janë disa nga mesazhet që Rike i dërgon djalit të cilin sipas saj, e ka takuar gjatë një festivali.

“Ja njerëzit psikopatë! I takon rastësisht në një festival dhe pastaj s’të le rehat. Do të nxjerr emrin, mos vazhdoooo”, shkruan Rike e nervozur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat