Aktorja e famshme turke me pushime në bregdetin shqiptar: E dua Shqipërinë

Bota e Yjeve

Aktorja e famshme turke me pushime në bregdetin shqiptar: E dua Shqipërinë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:01
Farah Zeynep Abdullah

Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah, e njohur për publikun shqiptar pas rolit të suksesshëm në serialin “Kurt dhe Sura”, ndodhet në vendin tonë prej disa ditësh.

Nëpërmjet postimeve në profilin e “Instagram”-it, Farah ka zbuluar se ka zgjedhur bregdetin e Vlorës dhe Sarandës për të kaluar disa ditë pushime.

Nga postimet që aktorja e njohur ka bërë, ka zbuluar se e do Shqipërinë dhe se i ka pëlqyer shumë bregdeti shqiptar.

Ndërkohë ndjekësit e saj shqiptarë kanë komentuar fotot e saj, duke u shprehur të gëzuar për ardhjen e saj në vendin tonë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat