Trajnerja e Selena Gomez zbulon sekretin që ka këngëtarja për të qenë në formë perfekte fizike

Bota e Yjeve

Trajnerja e Selena Gomez zbulon sekretin që ka këngëtarja për të qenë në formë perfekte fizike

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 06:19
Selena Gomez

Vera ka ardhur, por nuk jeni vonë për të sjellë trupin në formën e duhur që të gjithë sytë të jenë tek ju në plazh.

Sekretet i ka zbuluar trajnerja e Selena Gomez, Amy Davis për ‘Hollywood Life’.

Ajo ka rrëfyer mënyrën që zgjedh këngëtarja për të pasur muskuj të tonifikuar duke e vënë theksin tek ‘pilates’.

Image

Gjithashtu ndihmësja e Selenës është shprehur se ushtrimet ‘plank’ janë shumë të rëndësishme dhe duhen realizuar sa më shpesh.

Amy ka zbuluar se këngëtarja stërvitet minimumi 3 herë në javë për të pasur trup të mirë dhe bën shumë kujdes me ushqimin.

Mos harroni edhe ‘cardio’ e cila duhet realizuar gjithashtu minimumi 3 herë në javë. Këto ushtrime nuk kanë nevojë për palestër, mjafton të keni hapsirë dhe një tapet të mirë për t’i realizuar.

Nëse ju duhet pak frymëzim, hidhini një sy fotove të Selenës me rroba banje dhe do merrni gjithë pozitvitetin që ju duhet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat