Tayna, sakrificat e reperes për të bërë ndryshimin radikal në pamje, me aq shpejtësi sa fitoi famën në muzikë

Bota e Yjeve

Tayna, sakrificat e reperes për të bërë ndryshimin radikal në pamje, me aq shpejtësi sa fitoi famën në muzikë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:49
Tayna

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme. Tayna, reperja e cila u bë e famshme me një këngë, tani kërkon ndryshim radikal në pamje.

Kishte bërë disa këngë vite më parë, por në morinë e gjithë atyre këngëtarëve aq të suksesshëm të Kosovës, asnjë nuk kishte arritur të spikaste talentin e Taynës, me emrin e vërtetë Doruntina Shala dhe me origjinë nga Prizreni. Nuk kishte as ndonjë pamje që të të linte përshtypje, gjithçka brenda së zakonshmes.

Por u desh kënga “Columbiana” dhe me siguri një menaxher i zoti për t’i treguar rrugën e suksesit dhe Tayna u bë kështu menjëherë e famshme. Që atëherë ka kaluar vetëm një vit dhe ajo është sot super e kërkuar në koncerte, ndërkohë që çdo këngë që pubikon, bëhet hit. Ka pasur disa kunja dhe ironi nga ndonjë koleg i saj, duke theksuar faktin se fama që vjen shpejt, ikën po aq shpejt, por ky nuk duket rasti i Taynës.

Krahas talentit, ajo me siguri është edhe një vajzë e zgjuar, e cila rastin që i ka ardhur në duar, nuk do ta lëshojë. Momentalisht po punon fort për të përmirësuar pamjen e saj, deri dje disi të zakonshme. Dhe, në fakt, bashkë me rritjen e famës, ne shohim se Tayna çdo ditë e më shumë po merr pamjen e një dive të skenës, shumë seksi dhe bukuroshe.

Pak ditë më parë, ajo postoi një video në “Instagram”, ku tregonte se sa po stërvitej që trupi i saj të merrte forma seksi. Tayna krenohej se si për një muaj kishte shtuar 6 kg dhe kur kjo arrihet me sport, me siguri kilet po shkojnë aty ku duhet. Së fundmi, Tayna ka treguar për ndjekësit e saj edhe ndryshimin e ri që ka bërë në portret.

Reperja nga Prizreni i ka bërë flokët e saj sërish bionde dhe i ka shkurtuar ato në stilin “bob”, i cili është shumë në trend kohëve të fundit. Baluket pak të lëshuara i kanë dhënë një pamje edhe më tërheqëse, duke bërë që të pëlqehet në masë të madhe nga fansat. Megjithatë, akoma nuk dihet nëse janë flokët e saj apo po eksperimenton me ndonjë paruke për të kuptuar nëse pëlqehet nga fansat e saj apo jo. Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Caliente”, i cili është pritur mirë nga fansat e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat