Fifi: E çka nëse një ditë vdes unë?

Bota e Yjeve

Fifi: E çka nëse një ditë vdes unë?

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:30
Fifi

Fifi ka publikuar një mesazh për të gjithë ofenduesit.

Fifi krahas dashurisë që merr nga fansat e saj nga një numër i vogël gëzon edhe urrejtje e kjo duket se paska prekur këngëtaren emocionalisht.

Ajo ka vendosur që me një postim të bërë në orët e vona të natës të ndikoj sa do pak në sjelljet e urryesve duke shkruar: “ E Çka nëse një ditë vdes unë? Kaniher vjen një moment në jetë kur thua “Ahh sikur”? Po masnej nalesh e mënon thu “pse duhet me kon qekjo -sikuri- nmes” Masnej kur e kupton që po vjen një kohë që duhesh me luftu për me mbijetu, veq merr frymë thellë edhe del para pasqyrës. E prap i thu vetes “Nuk ki nevoj met dasht e met pranu krejt qysh je ti”. As për ata që ti bën, as për ata që ti jep, as për ata që ti servon. Ata që duhet met dasht i ki, ata që sduhet e kuptojnë vet edhe ikin. Janë edhe do tjerë që kanë me ardh rrugës se jeta të përplas ngado. Është fatkeqsi apo fatmirësi që besoj shumë? Këtë nuk e di? Ama e di, shumë mirë që ça është e jemja është e jemja..pak egoiste po tingëlloj por të gjithë njejt tingëllojnë për senin e vet. Muzika jem sado e shpifur të jetë buron prej shpirtit tem. Më janë thanë shpesh fjali të tipit “Pse ju bon tjerve kangt mat bukura e vetës jo”? Ska muzikë të keqe nanusha. Shumë e thjeshtë muzika është relative si Pizza dikush e do me djath dikush me mozzarella. Çado që bëj unë ose dikush tjetër artist çfarëdo kalibri osht e bomë me shpirt. Sikur gjdokush në jetë edhe unë e di sa vlej, e sa vlejnë veprat e mija. Ama mos e shkelni as ni artist! Asnji prej juve nuk e ka idenë më të vogël se çka ndodh në backstage. Edhe është fakt, nuk ç me ju interesu kjo pjesë. Ama për me mrri ktu ku jom e mi bo këto këngët e dështume unë kom derdh djers bashkë me njerzit që janë marrë me ato vepra. Me ligj osht e lejume e drejta e të folurit e të jepurit mendim, ama jo deri në pikën me sha e me ofendu me familje. Se stkan bo kurgjo. Mundësitë sot janë të shumllojshme, me ndrru kanal, ndrro video, jep mendim mos ofendo, se fjala dhem ma shumë se shuplaka. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat