Ylli i Inter merr urimin e veçantë nga bukuroshja italiane

Bota e Yjeve

Ylli i Inter merr urimin e veçantë nga bukuroshja italiane

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:53
Giulia Amodio

Futbollisti i Inter Stefano Sensi festoi ditëlindjen ku në datën 5 gusht ai mbushi 24 vjeç.

Përveç urimeve nga shokët e ekipit, Sensi ka marrë një urim të veçantë nga e dashura bukuroshe Giulia Amodio.

“Sot është një ditë e rëndësishme, në këtë ditë 24 vite më parë lindi një person i veçantë, ju as që mund ta imagjinoni sesa i veçantë! Një person që sot është bërë e gjithë jeta ime. Shumë urime dashuria ime, të dua… nuk e ke idenë sa shumë!”- shkruan Amodio në Instagram.

Një ditëlindje e veçantë për futbollistin italian, që në fillim të korrikut iu bashkua Interit në formë huazimi nga Sassuolo. Sensit i kanë mjaftuar vetëm disa javë nën urdhrat e Contes, për të qenë protagonist në miqësoret e verës.

Jo vetëm forma e mirë por edhe e dashura e tij seksi janë arsyet pse futbollisti pëlqehet shume nga tifozat.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat