Gjithçka që nuk dini, e që duhet të dini rreth Bradley Cooper! - Bota Sot
Gjithçka që nuk dini, e që duhet të dini rreth Bradley Cooper!

Bota e Yjeve

Gjithçka që nuk dini, e që duhet të dini rreth Bradley Cooper!

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:44
Bradley Cooper

Nga rolet e para deri tek suksesi i fundit, profil i aktorit dhe transformimi i tij nga një regjisor që do të zbulojë gjithçka ndodh pas kamerës dhe brenda saj…

Pavarësisht talentin e tij të përjetshëm për gatim, ai zgjodhi karrierën si aktor, pasi u rrit në rrugët e Filadelfias, nga një familje italio-amerikane. Studioi anglisht në Universitetin George Town, e më pas u zhvendos në Provence në jug të Francës ku studioi frëngjisht, duke përsosur aftësitë e tij gjuhësore. Përfundimisht, ai fitoi një diplomë master në aktrimin për të nisur rrugën me një rol në Sex and the City në vitin 1999 ku luajti Jake, një djalë i dehur që përpiqet të joshë Carrie-n (Sarah Jessica Parker).

Por filmi i tij i parë i vërtetë erdhi 3 vjet më pas me Wet Hot American Summer,një klasik i vërtetë i zhanrit tëkomedisë satirike. Më pas ai u inkurajua nga drejtorët e Netflix për të krijuar një seri televizive “Wet Hot American Summer”. Këto vite ishin për Cooperin, ashtu si ne i pëlqejmë t’i definojmë, vitet e ngritjes si një aktor i karakterit.

Momenti kur u zbulua talenti i tij i lindur erdhi me “New York, I Love You” në 2008 dhe po atë vit me “The Midnight Meat Train”, por roli i vërtetë kryesor erdhi në “The Hangover”, ku ai mori shanci për të treguar hijeshinë dhe personalitetin e tij së bashku me talentin e tij të aktrimit dhe zbavitjes. Kostumet e tij të akullta u zëvendësuan nga humori dhe sarkazma. Trilogjia e“Hangover” fitoi 1.5 miliardë dollarë duke sjellë edhe suksesin e Bradley Cooper.

Ai arriti të shkëlqente edhe krah Jennifer Lawrence dhe Robert De Niro, e po kaq me filmin Sniper të Clint Eastwood. Por me “A Star is Born”, një dramëromantike muzikore e prodhuar dhe e drejtuar nga vetë Bradley Cooper, në të cilën ai luajti muzikantin Jackson Maine krahLady Gaga ishte “creme dela crème”. Edhe pse ky ishtefilmi i tretë i dedikuar një ikone, filmi u shpall nga kritika si më i miri. Në filmin debutimi i Bradley Cooper si aktor dhe regjisor, ishte më shumë si një arritje e cila vendos gjithëeksperiencën e një artisti në njëpikë  të përbashkët. Por ama Bradley nuk është fort i lumtur që ka gjithë vëmendjen mediatike pas “A Star Is Born”. Ai ka punuar aq shumë për këtë film, sa nuk e mohon se shpërblimin e ka merituar, por gjithsesi nuk është shumë i lumtur!

Ky film ishte një bast: pas një largimi të gjatë nga ekrani, ose duhet tëpushtonte kinemanë e të fitonte një Oscar, ose tërrinte në rolet që ishte mësuar deri tani. Ishte hera e tretëqë historia e yllit të madh rikthehej në kinema, ndaj edhe rreziku ishte i madh. Duhet të gjente një personazh grua tek e cila duhet tëzhvendoste vëmendjen. Zgjodhi Lady Gaga: ajo grua e brishtë doli nga errësira drejt famës me pasoja tragjike. “Nuk besoj se ka ndonjë sekret, por siç thotëedhe ajo shpehja ‘të gjithë gatuajnë pula, por origjinaliteti qëndron tek kuzhinieri’. Ai nuk do ta kishte menduar se Gaga do të kishte pasqyruar atë që kishte imagjinuar, ndoshta ngaqë mendonte se pikëpamja e tij romantike nuk takohej me askënd, por ja ja doli që filmi mbi gjithçka të kishte një histori dashurie…! Edhe pse u kritikua se Jackson Maine nuk ngjante me një rock star, me zemër të lodhur dhe dëmtuar nga substanca narkotike, Cooper thekson se filmi përcjell një mesazh të sinqertë dhe poetik, por edhe një karakter i cili vjen nga një kohë tjetër. Fundja, ishte një tjetër epokë e madhështisë së Hollivudit.

Ata që e njohin Cooper para dhe pas famës pranojnë se ai ka pësuar një transformim rrënjësor. Ai ka punuar shumë fort, jo vetëm duke shlyer detyrimet e bankës, por edhe duke ndryshuar zërin e tij, i cili tani konsiderohet vokali më i mirë mashkullor, duke ilustruar situata në filma dramatike dhe komike. Tani, Cooper është 38 vjeç, një fazë ku ai ngjan me një sfungjer, dëshiron të thithëçdo gjë që ka të bëjë me artin dramatik, e jo vetëm. “Nuk dua të heq dorënga aktrimi, sidomos tani që kam provuar edhe anën e regjisorit, ku ka gjetur njëmundësi të artë për tëshfrytëzuar maksimalisht çdo gjë që kam në mendje. Ndaj jam në kërkim të historive, ndoshta edhe atyre që janëekranizuar më parë, por që tani i shoh me njëkëndvështrim ndryshe. Sigurisht, pa hequr dorë nga aktrimi”-përfundon aktori, i cili parashikon shumë projekte në të ardhmen.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...