'S'guxojnë dot si unë', Roza Lati bën ndryshimin në pamje që se keni parë kurrë

Bota e Yjeve

'S'guxojnë dot si unë', Roza Lati bën ndryshimin në pamje që se keni parë kurrë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:55
Roza Lati 

Moderatoren e njohur Roza Lati e dallon tipi i drejtpërdrejtë dhe stili gjithmonë i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët.

Roza eksperimenton shumë me modelet dhe ngjyrat e flokëve por së fundmi u lidh shumë me një model të vetëm. Në qershor të këtij viti ajo provoi modelin e flokëve "gërsheta afrikanë" dhe që nga atëherë ajo shfaqej kudo me gërshetat e saj ngjyrë kafe.

Mirëpo, sot Roza bëri të ditur që është lodhur nga ngjyra kafe e flokëve të saj sepse është kaq e zakontë dhe është mbushur Shqipëria plot. Me tendencën për të qenë ndryshe nga të tjerët, moderatorja i ka lyer flokët e saj në rozë.

Image

“Meqë me gërshetat bezhë dhe kaf kam parë që është mbushur e gjithë Shqipëria, thash po guxoj aty ku s’guxojnë dot kaq kollaj”, ka shkruar moderatorja në një foto të publikuar në ‘Instastory’. 

Image

Me një postim tjetër ajo ka shkruar: “Roza Lati 667 (një hap para dreqit)”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat