Zbulohet shkaku, ja pse nisën problemet në lidhjen e Romeos dhe Jonida Maliqit

Bota e Yjeve

Zbulohet shkaku, ja pse nisën problemet në lidhjen e Romeos dhe Jonida Maliqit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:00
Jonida Maliqi

Pak ditë më parë në media u përfol se kishin nisur problemet për lidhjen e aktorit të njohur të humorit Romeo Veshaj dhe këngëtares Jonida Maliqi. Dyshja ndonëse kurrë nuk folën publikisht për romancën e tyre janë kapur shumë herë mat në moment private.

Mirëpo, ata po i kalojnë pushimet të ndarë dhe disa postime në Instastory kanë ngritur aludimet se mes tyre kanë nisur probleme.

“Numëro bekimet e tua, jo problemet që ke", shkruante në postimin e saj Jonida. Pak pas këtij postimi, Romeo publikoi një status ku shkruante: "Lerja në dorë Zotit dhe shko të flesh".

Image

Sipas ‘Dosja.al’ burime pranë çiftit kanë zbuluar se mes tyre ka hyrë xhelozia. Nuk dihet shkaku i xhelozisë, por në rrjetet sociale ata ende e ndjekin njëri-tjetrin dhe Romeo vazhdimisht i pëlqen postimet e këngëtares.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat