Një muaj para dasme Afrona tregon si e ruajti lidhjen me Bleron, zbulon planet për fëmijë - Bota Sot
Një muaj para dasme Afrona tregon si e ruajti lidhjen me Bleron, zbulon planet për fëmijë

Bota e Yjeve

Një muaj para dasme Afrona tregon si e ruajti lidhjen me Bleron, zbulon planet për fëmijë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:02
Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika po presin me padurim 21 shtatorin, pasi në këtë ditë të shënuar çifti do kurorëzojë në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Gjatë këtyre viteve, Blero dhe Afrona nuk e kanë pasur të lehtë sepse për pesë vite lidhja e tyre ka qenë në distancë.

“Sigurisht që ka pasur momente kur, ndoshta edhe për shkak të largësisë, jemi grindur. Ka pasur raste edhe për gjëra të vogla, ashtu si shumica e çifteve. Sakrifica më e madhe është që kemi mbajtur 5 vite lidhjen në distancë. Nuk mund ta përballojë çdo çift këtë gjë”, u shpreh Afrona në një intervistë për “Revista Class”.

Image

E pyetur se cili është më xheloz, modelja u përgjigj se, “Të dy jemi xhelozë, vetëm se unë e tregoj më shumë, ndërsa ai ka mënyrën e vet shumë diskrete. Mendoj që kjo ka të bëjë më shumë me lidhjen tonë në distancë, sepse gjithçka është ndryshe kur je larg partnerit”.

Lidhur me planet për fëmijë, nusja e ardhshme tregoi se, “Për momentin jo. Dëshirojmë që të udhëtojmë edhe pak dhe të bëjmë karrierë. Më vonë sigurisht që po”.

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...