Fero po vjen me një bashkëpunim

Bota e Yjeve

Fero po vjen me një bashkëpunim

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 08:29
Fero

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin artistik Fero, ditë më parë bëri të ditur se është larguar nga labeli “On Records”.

Me këtë rast, kjo nuk e ka ndaluar atë të sjellë projekte të reja, gjersa po punon vazhdimisht tash e disa muaj.

I njëjti së fundmi njoftoi fansat se së shpejti po vjen me këngë të re dhe se është bashkëpunim, por duke mos zbuluar asgjë më shumë.

“Diçka e re po vjen FT”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Ndërkohë, reperi është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi me të dashurën e tij, modelen Arbenita Ismajli, përkundër spekulimeve se janë ndarë.

Sa i përket projekteve muzikore, “Ride or Die” mbetet kënga e fundit që ka lansuar, ku shfaqet në skena mjaft atraktive me partneren e tij. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat