Dy këngëtareve shqiptare u vjedhin “Instagram”-in: Bëni kujdes nga mesazhet…

Bota e Yjeve

Dy këngëtareve shqiptare u vjedhin “Instagram”-in: Bëni kujdes nga mesazhet…

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:21
Venera Lumani

Një ndër temat që diskutohet shpesh është ajo e sigurisë së rrjeteve sociale, ku duket se çdo ditë e më shumë rritet numri i hakerave.

Madje së fundmi, dy këngëtaret e njohura, Venera Lumani dhe Juliana Pasha, janë vendosur në një situatë të pakëndshme që ka lidhje me “Instagram”-in.

Pashës dhe Lumanit u kanë vjedhur profilet e tyre zyrtare në këtë rrjet sociale dhe një gjë e tillë i ka shqetësuar.

Fillimisht u hakërrua “Instagram”-i i Venerës, ku fansat vunë re se asaj i janë fshirë të gjitha postimet dhe dikush ka publikuar në gjuhën turke në “Instastory”. Tashmë profili i saj është i mbyllur dhe ajo nuk ndjek më asnjë njeri.

E njëjta gjë i ka ndodhur edhe Juliana Pashës, e cila është detyruar që të hapë një profil të ri në “Instagram”, që të njoftojë fansat e saj se momentalisht po merret me rikthimin e profilit të vjetër.

“Meqenëse profilimi im është vjedhur u detyrova të hap një tjetër të ri deri në momentin që do të rimarr profilin tim personal. Bëni kujdes nga mesazhet që ju vijnë në tel nga “instagranm”-i pasi janë hackers”, shkruan Juliana e shqetësuar.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat