Veshjen perfekte të zyrës na e tregoi Meghan Markle, që sapo iu rikthye punës!!

Bota e Yjeve

Veshjen perfekte të zyrës na e tregoi Meghan Markle, që sapo iu rikthye punës!!

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:07
Meghan Markle

Pesë muaj pasi solli në jetë djalin e saj, Archie, Meghan Markle e “mbyli lejen e lindjes“ . Dukesha e Sussex-it iu kthye punës duke nisur me një event bamirësie, i cili kërkon t`i vijë në ndihmë të gjitha grave që të gjejnë rroba të përshtatshme për intervistë pune dhe quhet ‘iCollectClothes’. 

Dhe si për ilustruar më mirë nismën e saj, Meghani u shfaq me një veshje tipike zyre: Këmishë të bardhë, pantallona të zeza dhe këpucë kafe me takë të lartë, të cilat I kishte kombinuar me rripin.

Në vesh mbante një palë vëthë të princeshës Diana e në kycin e dorës kishte vënë po ashtu një byzylyk që dikur I përkiste vjehrrës së saj të ndjerë. Një vajzë e kompletuar, me pak fjalë!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat